Fizika simetrike e Naim Krasniqit, unifikim i fizikës së makrobotës dhe mikrobotës (7)

04 maj 2021 | 11:26

CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (7)

Nga: Naim Krasniqi, fizikan

Lidhshmëria në mes përkuljes së hapësirës dhe elasticitetit të sajë

Vetë fjala përkulje e kohë-hapësirës të jep për të kuptuar se kohë-hapësira janë elastike, prandaj në çfarëdo eksperimenti që do ta bëjmë me pëlhura elastike apo mjete elastike, sipërfaqja më e ulët elastike ku bie sfera e magnetizuar ushtron presion mbi të gjitha fijet apo rreth tërë sipërfaqes së saj, duke i shtrënguar dhe duke ia zvogëluar elasticitetin e të gjitha pjesëve përtej qendre. Në këtë mënyrë edhe te vendet ku lëshohen sferat e vogla në pëlhurën elastike, nuk e kanë elasticitetin e njëjtë sikur në rastin e parë kur nuk ishte lëshuar sfera e magnetizuar, sepse ky elasticitet tani ka humbur në të gjitha anët e pëlhurës dhe është konsumuar nga sfera e magnetizuar.

Rrotullimi i planetit të Plutonit rreth Diellit

Deformimin e kohë-hapësirës të relativitetit gjeneral i Albert Ajnshtajn (Albert Eisteinit) e bën të pamundshëm edhe planeti i Plutonit. Tani shtrohet pyetja pse hapësira e orbitës së planetit të Plutonit nuk lakohet njëjtë, e cila do t’i mundësonte këtij planeti të lëvizte në një plan eliptikë me trupat e tjerë qiellorë që rrotullohen rreth Diellit. Apo planeti i Plutonit ka një masë të dyfishtë gjatë lëvizjes së tij rreth Diellit, çka do të thotë se planeti i Plutonit ka një masë më të lehtë në gjysmën e orbitës kur ndodhet mbi planin eliptikë gjatë rrotullimit rreth Diellit, kurse ka masën më të rëndë se sa Dielli e ka kur e lakon kohë-hapësirën më shumë se Dielli, si dhe kur ndodhet në gjysmën tjetër të orbitës së tij që ndodhet në anën e poshtme të planit eliptik nëpër të cilën lëvizin planetët rreth Diellit.

Fizika simetrike e Naim Krasniqit, unifikim i fizikës së makrobotës dhe mikrobotës:

Fizika simetrike e themeluar nga unë Naim Krasniqi nuk ka asnjë lidhshmëri me forcën gravitacionle të Isak Njuton (Isaac Newtonit) as me deformimin e kohë hapësirës së Albert Ajnshtajnit. Duke mos hyrë në thellësi këtu do t’i sqarojmë ligjet kryesore të fizikës simetrike që janë botuar gjatë këtyre viteve, të cilat ligje e bashkojnë fizikën e mikrobotës me fizikën e makrobotës. Një përmbledhje e ligjeve që janë publikuar gjatë këtyre viteve.

Ligji i fundamental i forcës tërheqëse në fizikën simetrike të makrobotës

Forcat tërheqëse në makrobotë te trupat qiellorë i shkaktojnë fenomenet natyrore të cikloneve që formohen gjatë reaksioneve natyrale në mes grimcave (aX + aY).

Ligji i fundamental i forcës tërheqëse në fizikën simetrike të mikrobotës

Forcat tërheqëse në fizikën e mikrobotës në mes grimcave në brendësi të bërthamës së atomit i shkaktojnë fenomenet natyrore të cikloneve që formohen gjatë reaksioneve natyrale në mes grimcave (aX + aY).

Ligji fundamental i fushës magnetike në fizikën simetrike të makrobotës

Fushën magnetike në fizikën simetrike të makrobotës te trupat qiellorë e krijojnë fenomenet e tornadove elektromagnetike që krijohen gjatë reaksioneve natyrale në mes grimcave (aX+aZ).

Ligji fundamental i fushës elektrostatike në fizikën simetrike të mikrobotës

Fushën elektrostatike në fizikën e mikrobotës te grimcat në brendësi të bërthamës së atomit e krijojnë fenomenet e tornadove elektromagnetike që krijohen gjatë reaksioneve natyrale në mes grimcave (aX+aZ).

Energjinë e zezë në fizikën e makrobotës dhe fizikën e mikrobotës e ka zbuluar paaftësia e komunitetit shkencorë

Fizicentët e energjisë së lartë apo energjisë bërthamore në fillim të vitit 1970 kishin marrë iniciativë për ta themeluar modelin standard të fizikës së grimcave, por befasia më e madhe është se për çfarë arsye e kanë anashkaluar apo pse i kanë mbyllur sytë mbi prezencën e (energjisë së zezë), apo një lloj energjie që ekziston në brendësi të bërthamës së atomit. Asnjëra nga forcat e forta, të dobëta as elektromagnetike nuk funksionojnë ashtu sikurse e sqaron modeli standard i fizikës së grimcave.

Ligji fundamental i fushës antimagnetike në fizikën simetrike të makrobotës

Prandaj nuk ekzistojnë asnjë energji e zezë në fizikën simetrike të makrobotës.

Fusha antimagnetike që buron nga trupat qiellorë, të cilët posedojnë fusha magnetike vetanake si dhe rreth të cilëve rrotullohen trupa të tjerë qiellorë e formojnë fushën antimagnetike si një forcë e vetme repulsive që u kundërvihet forcave tërheqëse të cikloneve të trupave qiellorë.

Ligji fundamental i fushës antielektrostatike në fizikën simetrike të mikrobotës

Ngjashëm sikurse nuk ekziston energjia e zezë në fizikën e makrobotës. Ajo nuk ekziston edhe në fizikën e mikrobotës. Fusha antielektrostatike që ka burimin nga fusha elektrostatike e ngarkesave elektrike, është e vetmja forcë reale repulsive që u kundërvihet forcave tërheqëse të cikloneve dhe ngarkesave të grimcave në brendësi të atomit.

Ligji fundamental i distancës në mes trupave qiellorë në fizikën simetrike të makrobotës

Distanca e në mes trupave qiellorë është një faktor që varet vetëm nga fusha antimagnetike që buron nga trupat qiellorë rreth të cilëve rrotullohen trupa të tjerë qiellorë. Niveli i fushës antimagnetike varet nga intensiteti i fushës magnetike që buron nga tornadoja elektromagnetike e një trupi qiellorë si dhe nga sasia e materialit feromagnetik që ndodhet mbi polet e magnetit përkatësisht të tornados elektromagnetike.

Ligji fundamental i distancës në mes grimcave në bërthamën e atomit në fizikën simetrike të mikrobotës

Distanca e në mes të grimcave elektrike në brendësi të bërthamës së atomit varet vetëm nga fusha antielektrostatike që buron nga fusha elektrostatike e këtyre grimcave. Niveli i fushës antielektrostatike varet nga intensiteti i fushës elektrostatike që buron nga tornadoja elektromagnetike e grimcave elektrike, si dhe nga sasia e kuarkeve pozitive apo negative që ndodhet mbi polet e tornados elektromagnetike.

Ligji fundamental i ekspansionit të universit në fizikën simetrike të makrobotës

Fusha antimagnetike që buron nga të gjithë trupat qiellorë rreth të cilëve rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, që mbajnë shpejtësi këndore konstante të rrotullimit apo kanë rritje të sajë, ndikon në uljen e niveleve të fushave magnetike në polet magnetike të këtyre trupave qiellorë, e cila ulje shkakton rritjen e fushave antimagnetike të trupave qiellorë, nga më të vegjlit e deri më të mëdhenjtë e shkaktojnë ekpsnsionin e Universit.

Përmbledhje

Siç po shihet këto janë vetëm disa sqarime që lexuesit i kanë pasur në dorë dhe kanë mundur t’i lexojnë përgjatë këtyre viteve. Është fakt që nuk mund të mohohet se përpos lexuesve nga trojet shqiptare këto shënime përmes individëve, institucioneve dhe portaleve të ndryshme shumë lehtë kanë kaluar te hulumtues të ndryshëm shkencorë, filozofë shkencash, në institucionet e tjera kërkimore shkencore dhe ndërkombëtare, duke e përfshirë edhe CERN, FERMILAB, NASA, ESA, CNES…e shumë e shumë të tjera anekënd botës.

Ngjashëm sikur informacionet e vendeve të tjera që përkthehen nga të gjitha gjuhët e lexohen dhe transmetohen nga portalet në gjuhën shqipe. Këto institucione shkencore që janë duke punuar në gjetjen e grimcave që formojnë energjinë e zezë apo që e shkaktojnë ekspansionin e universit, pa përjashtime asnjëherë nuk ndodh ta pranojnë një realitet të tillë, e që janë bazuar në publikimet e mia në gazetën “Epoka e re” (në versionin e shtypur dhe atë online), sepse këto shënime mund t’i mbajnë nën tavolinat e tyre, të përkthyera në gjuhët e tyre nga të cilat mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për devijime anësore për t’ju shmangur fushës antimagnetike në makrobotë dhe fushën antielektrostatike në mikrobotë, si dhe fenomeneve të cikloneve tornadove elektromagnetike, rigjenerimit dhe fushës simetrike të magnetit. Ndërkaq më vonë tentojnë të dalin jo gjetëm këtë grimcë jo atë grimcë, por asgjë nuk do të gjejnë pos fushës antimagnetike si një forcë repulsive në makrobotë dhe fushës antielektrostatike si forcë repulsive në mikrobotë apo elementeve (aX, aY, aZ dhe aΩ), si dhe rigjenerimeve të ndryshme. Deponimi i fushës antimagnetike dhe antielektrostatike në INPI të Francës Fusha antimagnetike dhe fusha antielektrostatike si forca repulsive në makrobotë dhe mikrobotë janë deponuar në INPI – Institut national de la propriété industrielle në Francë me numër 499908 të datës 05/02/2014 si dhe me numër 572840 të datës 07/09/2016 dhe është publikuar për herë të parë në vitin 2016. Është e njohur në arenën ndërkombëtare shkencore se njerëzit injorohen për së gjalli, jo që nuk e kuptojnë zbulimet e ndryshme nga njerëz të ndryshëm, por për shkak të interesave të ndryshme politike, personale dhe mbrojtjen e karrigeve në institucionet e ndryshme shkencore. Prandaj a është lehtë të gjendet dhe të vërtetohet fusha antimagnetike, kur tani nuk të duhen hiq më shumë se 50 euro shpenzim, qoftë CERN apo FERMILAB dhe ç’do institucion tjetër shkencor mund ta gjejë dhe ta vërtetojë të gjithë këtë fushë antimagnetike, e mos të flasim për qendra hulumtuese shkencore. Ashtu sikur kam deklaruar më parë në gazetën “Epoka e re” në vitin  2019, prapë qëndroj pas atyre deklarimeve se këto që janë dhënë më lartë do mbesin një kushtetutë shkencore të cilat nuk mund t’i anashkalojë askush, pa marrë parasysh emërtimet e ndryshme që tentojnë t’i bëjnë. Sa më parë që pranohen aq më shpejtë avancohet fizika simetrike, një udhëtim drejt universit. (Fund)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e nisjes së…