Stërvitja ‘Defender Europe 21’, Haradinaj: Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot

04 maj 2021 | 11:26

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e nisjes së stërvitjes se NATO-s në Durrës, ku janë duke marrë pjesë edhe ushtarë nga Kosova, ka thënë se  sot ka shumë arsye për të qenë krenarë.

“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe ‘Defender Europe 21’. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla. Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale. Urime NATO, urime Shqipëri, urime Kosovë! Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur në Portin e Durrësit stërvitja e madhe ushtarake…