Sadiku i LDK-së: Vetëm dje, importi i rrymës kushtoi mbi dy milionë euro

25 tetor 2026 | 15:29

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike në Kosovë.

Në një postim të dielën në rrjetet sociale, Sadiku ka deklaruar se vetëm gjatë ditës së shtunë janë shpenzuar mbi dy milionë euro për importin e energjisë elektrike.

“Derisa po arsyetohen për mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2, paska rënë edhe blloku A3. Domethënë, mbi 2 MILIONË EURO i kemi shpenzuar dje për import të rrymës. DJE. VETËM DJE! 2 MILIONË”, ka shkruar ai.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se, si gjithmonë, koston e këtyre shpenzimeve e bartin qytetarët.

“Mos u ndalni, amaterë! Derisa ta shkatërroni krejt. KEK-un, buxhetin, shtetin. E faturën, si gjithmonë, e paguajnë qytetarët”, ka shkruar Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Numri i vetëvrasjeve në Gjermani po rritet për të katërtin…