Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, djegin karriget “e dialogut” (VIDEO)

25 tetor 2026 | 17:16

Pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, ku nuk pati ndonjë incident të rëndë, por vetëm hedhje gurësh drejt institucionit, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Pasi u vendosën para zyrës së Edi Ramës, ata u vunë flakën karrigeve të nxjerra nga ky i fundit për dialog.

Kjo ishte përgjigjja e tyre, teksa shprehen se nuk duan dialog, por dorëheqjen e Ramës.

Karriget ishin nxjerrë mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, ndërsa Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me përfaqësuesit e protestës, një kërkesë që e ka bërë prej disa ditësh.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot në qendër të Beogradit janë parë disa automjete të…