FJALA kujton 20-vjetorin e masakrës së fshatrave të Pejës, Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan

14 maj 2019 | 11:20

“Sot janë bërë 20 vite nga kjo masakër që u zhvillua me 14 Maj 1999 nga forcat serbe, e cila la mbi 100 civil të vrarë dhe të masakruar, andaj kjo është dëshmi e qartë për krimet dhe terrorin e forcave serbe që u krye mbi popullatën civile të Kosovës. FJALA kujton rënien e këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve tjerë që luftuan për lirinë e vendit tonë dhe kërkon që vepra dhe sakrifica e tyre të mos harrohet por të pasohet dhe çmohet”, është thënë në komunikatën për media të partisë FJALA.

Ky subjekt politik ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë presion Beogradit që t’i dorëzojë para drejtësisë ata kriminelë që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe t’i kthejë personat e zhdukur.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi më…