FJALIM I MADH E HISTORIK I UDHËHEQËSIT TË POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI NË DITËN E FLAMURIT 28 NËNTOR 2023 NË SHKUP

30 nëntor 2023 | 12:54

Dëgjojeni!…

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, gjithnjë e më shumë, kudo e në çdo vend, në Maqedoni të Veriut, në Kosovë e në Shqipëri, po dëshmon se fuqia e Tij është e madhe dhe se sukseset do të vazhdojnë të vijnë një nga një, paralajmërim se prosperiteti për kombin shqiptar do të jetë edhe më i madh!

Pas fjalimeve historike në Shkup e Tiranë, me rastin e 115 vjetorit të Kongresit te Gjuhes Shqipe dhe të Samitit të Diasporës, shpertheu si krater vullkani, përsëri në Shkup në ditën e Flamurit më 28 Nëntor 2023!

Krejt politikanët shqiptar dhe jo shqiptar, nga kontinente dhe vende të ndryshme, pas disa viteve në pushtet ose pas disa viteve në politikë, shkojnë duke e zbehur aktivitetin e tyre, madje shumë nga ata edhe duke u bërë pengesë progresiviteti, në disa raste edhe duke u bërë paranojak, por te rasti i Liderit të Kombit që vjen nga Zajazi i Maqedonisë së Veriut, është e kundërta, dominon progresivja, prosperiteti, është figurë integruese me frymë e koncept, të qartë euroatlantik!

Karizma e fuqisë së ilegalit të famshëm të LPK-së, themeluesit të tri ushtrive çlirimtare në Kosovë dhe Vise, Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Liderit historik të BDI-së, po shënon vazhdimisht rritje dhe e tillë do të jetë gjithmonë, ngase Ai e ka ndarë mendjen me kohë, për popullin, për Atdheun dhe për Kombin dhe në shërbim të tyrë kurdoherë!
Me tërë veprën e Tij gjatë gjithë jetës së Tij deri sot, deri më 28 Nëntor 2023, ka dhënë shembuj e shembuj, vepra e vepra, të bëma të mëdha, të cilat jo vetëm Atë, por këdo e secilin, do ta bënin dhe e bëjnë të madh e të pashembullt!
Fjalimi i Tij i 28 Nëntorit 2023 në Shkup, në Kryeqendren e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dëshmon se biri i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti, eshtë njëra nga lindjet e mëdha të Kombit tonë, me të cilët Atdheu ka për të shënuar fitore edhe më të mëdha në të ardhmen, e cila padyshim se do të jetë e ardhme euroatlantike!
Fuqia mitike dhe fjalimet epike të shqiptarit të madh e të lavdishëm Ali Ahmeti, do të vazhdon të jetë prezente në çdo pore të jetës së Kombit tonë!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, hapin e Tij nuk e ndal e nuk do ta ndalë kurrë, sepse Ai hapin e Tij e ka të ritmit të hapave të Kryeheroit Skënderbeu dhe të Kryeudhëheqësve të tjerë të mëdhenj e të lavdishëm të Kombit!
Përmbledhja e fundit të fjalimit të Tij në Shkup më 28 Nëntor 2023, dëshmon katërcipërisht se sa, e çfarë zemre e madhe rrah në krahërorin e Udhëheqësit Legjendar e historik të popullit shqiptar, të cilin me të drejtë e thërrasim RILINDAS I KOMBIT!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Nëntor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e…