Fjalimi i plotë i Kurtit në Mynih, ku tha se Serbia duhet të çlirohet nga Kosova

15 shkurt 2020 | 10:32

Në kuadër të Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, të premten u zhvillua një debat për Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë liderë të rajonit.

Kryeministri i Kosovës, duke marrë pjesë në debat, ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë; mirëpo Kosova duhet t’i ketë parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar.

Sipas tij, 1) nuk ka marrëveshje pa dialog, 2) nuk ka dialog me harta, dhe 3) pa presidentë rreth hartave.

“Unë besoj se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE-ja dhe ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së në fushën e drejtësisë dhe krijimit të vendeve të punës. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është e rëndësisë së madhe për demokratizimin e vendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se Serbia po lufton për…