Fjolla Morina në paraburgim, bashkëshorti reagon për herë të parë: Pafajësia jote…

29 korrik 2021 | 16:45

Disa ditë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendimin që Fjolla Morina do të qëndronte 40 ditë në paraburgim. Ajo dyshohet për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit.

Vendimi në fjalë do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë edhe ekstradimi në Shqipëri, pasi këngëtarja është e kërkuar nga  autoritet shqiptare. Pas kaq kohësh që është marrë vendimi për Fjollën, ka ardhur edhe reagimi i parë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Ky i fundit ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka ndarë me ndjekësit e tij foto nga dasma me Fjollën dhe i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan Fisniku në postimin e tij.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Fjolla Morina prej disa ditësh në paraburgim, bashkëshorti

Fjolla Morina prej disa ditësh në paraburgim, bashkëshorti

Fjolla Morina prej disa ditësh në paraburgim, bashkëshorti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Beogradi zyrtar,…