FKGK garanton 300 milionë euro kredi për ndërmarrjet në Kosovë

08 qershor 2021 | 14:41

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka bërë të ditur se deri më tani ka garantuar mbi 300 milionë euro kredi për ndërmarrjet në Kosovë së bashku me bankat partnere, të shpërndara në 7 mijë e 593 kredi gjithsej.

“Vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga bankat partnere të cilat janë garantuar nga #FondiKosovarpërGaranciKreditore ka kaluar vlerën 300 milionë euro, shpërndarë në 7,593 kredi. Si institucion e vlerësojnë lartë bashkëpunimin e mirëfilltë të bankave partnere me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për vazhdimësinë e përkrahjes së NMVM-ve përmes qasjes në financa, për mbështetje të likuiditetit dhe investimeve të tjera në mënyrë që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftimin për media nga FKGK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I është dhënë lamtumira e fundit, Florian Gjergjajt, i cili…