Flamurtari konfirmon 10 futbollistë

30 gusht 2020 | 16:40

Skuadra e Flamurtarit ka filluar punën për edicionin e ri, ku do të garojë në Grupin B të Ligës së Parë.

Kuqezinjtë kanë nënshkruar me 10 futbollistë. Ardhmja më e madhe konsiderohet Leart Emini, i cili iu bashkua prishtinasve pas një sezoni të mirë në aspektin individual me Trepçën ’89.

Me klubin kanë nënshkruar edhe Lorik Maxhuni, Bashkim, Shala, Arbnor Zeqiri, Arnis Latifi, Afrim Ademi, Dorant Ahmetaj, Denis Haliti, Dardan Sekiraqa dhe Etrit Halimi. Flamurtari ka konfirmuar që trajneri i ekipit për edicionin 2020/21 do të jetë Jusuf Tortoshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…