Flasin personat që u helmuan nga ushqimi për iftar në Gjilan

11 qershor 2018 | 21:32

Shkuan për iftar në një restoran por ushqimi i shijshëm po del se nuk ishte edhe i sigurt.

Kështu, dhjetëra qytetarë të Gjilanit u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të helmimit.

Për rastin janë të njoftuar edhe në polici. Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku i ka thënë Klan Kosovës përmes telefonit se për një afat të pacaktuar kanë ndërprerë punën në kuzhinën e restorantit “Garden”.

Pronarët e restorantit nuk deshën të flasin para kamerës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras…