Flasin zjarrfikësit e Tetovës, qëllimi ynë ishte që të shpëtojmë sa më shumë jetë
Zjarrfikësi nga Tetova, Uka Aliti, ka treguar se ai bashkë me ekipin e tij të zjarrfikësve në vend ngjarje kanë arritur 4-5 minuta pas shpërthimit të zjarrit në spitalin Covid të Tetovës.
Në një deklaratë për medie, ai ka thënë se kanë bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
“Qëllimi jonë ishte që të arrijmë të nxjerrim sa më shumë pacientë nga ai zjarr. Secili zjarrfikës që gjendeshe në detyre dhe që kryente detyrën e tij, mundoheshim që sa më shumë pacientë të nxjerrim nga aty. Mjekët e Klinikës ë Spitalit të tetove bashkërisht me ne i hyn një misioni të rrezikshëm për shpëtimin e pacientëve të cilët gjendeshin ë Kovid qendrën në tetove. Dua të theksoj se edhe shumë qytetarë kanë ardhë dhe na janë ofruar në ndihmë, duke rrezikuar veten për të shpëtuar jetë njerëzish. Është e vërtet se për 4-5 minuta pas shpërthimit të zjarrit kemi arritur të dëgjojmë vetëm një detonim, dhe atë nga rryma, thuhet që ka pasur edhe një detonim tjetër nga një bombol e oksigjenit, por duke ditur se oksigjeni nuk shpërthen por është vetëm si shoqërues për përhapjen e zjarrit”, ka thënë Aliti.



