Flet Abelard Tahiri, vazhdon punën si ministër

03 tetor 2018 | 13:33

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kryefjala e angazhimit të tij politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit. 

Ai ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë punën si ministër.

Postimi i plotë i Tahirit:

Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar gjerman piketoi Ligjin e ri të Imigracionit për…