Flet babai i Mrika Nikçit, pret zbardhjen e rastit

30 shtator 20:55

Babai i alpinistes Mrika Nikçi, Arianit Nikçi, ka dhënë një prononcim për Klan Kosovës, pas videos që e kishte publikuar vajza e tij, në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person që tashmë është arrestuar.

“Kuptohet që jam ndier shumë i shqetësuar, por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi për Klankosova.tv.

I pyetur për detaje të tjera lidhur me të dyshuarin dhe me procedimin e rastit, ai tha se nuk mund të prononcohet për momentin për këtë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore.

“Për më tepër, nuk mund të prononcohem”, ka përfunduar Nikçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e…