Haxhiu për rastin e Mrika Nikçit: E kam parë videon, ndihem e shqetësuar

30 shtator 20:52

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi nga Peja.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit. Të njëjtat, do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë. Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual!”, ka shkruar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Pejë ka bërë me dije se është arrestuar…