Flet Grenelli pas arritjes së marrëveshjes për hekurudhat e autostradat mes Kosovës dhe Serbisë

14 shkurt 2020 | 10:42

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, është shprehur i lumtur që Kosova dhe Serbia kanë arritur të nënshkruajnë edhe një marrëveshje tjetër, marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe autostradat.

Ambasadori Grenell ka theksuar se pas negociatave dhe marrëveshjes për linjën ajrore, tani u arrit të negociohet edhe çështja e transportit hekurudhor dhe rrugor.

“Ajo që kemi bërë sot, është që kemi negociuar për të gjetur mënyrën që të hapim linjën hekurudhore dhe autostradat. Ne kemi negociuar për hapjen e linjës ajrore për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit – dhe tani kemi edhe dy marrëveshje të tjera.  Grenell. Tani kemi dy marrëveshje më shumë dhe ajo që unë kam biseduar me të dy presidentët është që të përqendrohemi sa më shumë në zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Sipas tij, edhe presidentët Thaçi e Vuçiq, ishin pajtuar se fokusi i bisedimeve duhet të jetë në çështjet e zhvillimit ekonomik.

Ai ka theksuar se kur e kishte marrë misionin nga presidenti Donal Trump për ndërm, jetësim në dialogun Kosovë-Serbi, ishte frymëzuar pikërisht nga zhvillimi i fuqishëm ekonomik që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, andaj edhe në këtë aspekt ai e ka përqendruar agjendën e tij që përmes ekonomisë, hapjes së vendeve të punës dhe investimeve, të arrihen gjëra të mëdha në mes të dy vendeve, por edhe rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet…