Flet “heroi” i Milanit, Krzysztof Piatek

30 janar 2019 | 12:53

Pas dy golave të parë me Milanin, të cilat i realizoi ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës, ylli polak, Krzysztof Piatek, ndihet shumë i lumtur se arriti të shënoi dy gola në debutim për skuadrën kuqezi.

“E prisja një natë si kjo, e kisha thënë që në fillim se isha gati, dhe sot shënova dy herë. Është vetëm fillimi. Të dy ishin gola të bukur, edhe pse të ndryshëm. Para ndeshjes fola me Laksalt dhe Borinin, dhe i kërkova të më shërbenin topa të lartë dhe të gjatë, sepse ato preferoj. Tek goli i dytë, pata Kulibalinë përpara, por aksioni shkoi mirë. Sonte ishte një mbrëmje e mirë, por tani mendojmë për Romën”, ka thënë Piatek.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj ndryshimit dhe…