Flet i mbijetuari i aksidentit në Kroaci: Një 16-vjeçar ma ka shpëtuar jetën

28 korrik 2021 | 13:39

Familja Binakaj ka hapur dyert për të pame dhe është duke pritur trupat e pajetë të Valentina Binakaj dhe Erlinda Binakaj që vdiqën ditë më parë në aksidentin që ndodhi në Kroaci.

Trupi i 45-vjeçares Valentina Binakaj dhe i bijës së saj 18-vjeçare Erlinda Binakaj pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë, ku pastaj do të kryhen edhe procedurat e varrimit.

Njëri nga të mbijetuarit e këtij aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e të dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, Fatjon Binakaj, ka folur për atë që ka ndodhur.

Ai ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16 vjeçar që e ka nxjerrë nga autobusi.

“Mas 20 minutave që kemi fjet e kam dëgju një piskamë edhe ka ra autobusi. Një djalë 16 vjeçar më ka shpëtuar jetën, më ka nxjerrë prej autobusi e mas 20 minutave më ka ardhur vetëdija”.

“Unë nuk kam marrë lëndime shyqyr prej Zotit, më kanë bërë fotografime po mirë jam kanë”, ka deklaruar ai për “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mjaftë aktive…