
Flet nëna e Vjosa Osmanit pasi e bija u bë presidente
05 prill 2021
| 09:02
Nëna e Vjosa Osmanit ka folur ekskluzivisht për herë të parë për emisionin #gjesi në T7 pasi vajza e saj u bë gruaja e dytë që u emërua presidente e Republikës së Kosovës.
Nëna e presidentes së Kosovës ka thënë se T7 që si çdo familje kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.
“Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, ka thënë ajo.
E njëjta ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.
“Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, u shpreh ajo.