Vdes një grua pas një aksidenti në Drenas

05 prill 2021 | 08:43

Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi dje në fshatin Terstenik të Drenasit.

Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasoj dy viktima femra kosovare kane pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar ne QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjareve, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 71 njerëz kanë vdekur pas përmbytjeve të mëdha…