Flick: Barcelona nuk e meritoi eliminimin

07 maj 2025 | 13:09

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Stretagu gjerman e ka konsideruar rezultatin si të padrejtë dhe disa vendime të gjyqtarëve, sipas tij ishin në favor të “Nerazzurrëve”.

“Jemi të gjithë të zhgënjyer, pasi kemi dhënë kaq shumë në këtë ndeshje”, ka thënë Flick. “Disa vendime 50-50 shkuan të gjitha në favor të Interit, por kështu shkojnë gjërat. Jam krenar për ekipin, mendoj se rezultati është i padrejtë dhe se disa nga vendimet e gjyqtarit ishin shumë të mira, por jo në favorin tonë. Ky është futbolli, ata e meritonin dhe tifozët e tyre ishin të shkëlqyer, por ne do të kthehemi sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Flick, i cili u pyet se çfarë problemi kishte konkretisht në lidhje me gjykimin e gjyqtarit polak Szymon Marciniak.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, nuk do të ishte e drejtë ndaj ekipit tim, i cili pati një performancë të shkëlqyer. Nuk dua të flas për gjyqtarin. I thashë atij atë që duhej të thosha”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…