Flick: Bayerni nuk do jetë pjesë e Superligës Evropiane

19 prill 2021 | 15:55

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka konfirmuar se gjiganti gjerman nuk do të bëhet pjesë e Superligës Evropiane.

Flick ka konfirmuar lajmin e dhënë më parë për mediat nga drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili konfirmoi se Dortmundi nuk do të jetë pjesë e kësaj lige.

“Tani kam probleme tjera, nuk i di detajet e kësaj lige, por e mbështes vendimin e klubit dhe të Ligës së Kampionëve. Unë mbështes Ligën e Kampionëve, një Superligë nuk është e mirë për futbollin evropian”, ka thënë Flick.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specifika të rëndësishme për arsimin në Kosovë u diskutuan gjatë…