
Flick: Kurrë më parë nuk jam ndjerë kështu
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka zbuluar ndjenjat e tij pas triumfit në La Liga për edicionin 2024/25. Barcelona fitoi ndaj Espanyolit me rezultat 0-2 për të fituar matematikisht titullin për këtë edicion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
“Ndihemi vërtet si një familje e vërtetë. Ata më ndihmuan të jem i lumtur dhe të punoj me këtë pasion. Kurrë më parë nuk jam ndjerë kështu”, ka thënë fillimisht Flick në konferencën e tij të parë për shtyp si kampion i La Ligës. Flick vazhdoi të përshkruante pikën kulmore të sezonit me një fjali të vetme. “Vendimi më i vështirë i këtij sezoni ishte vendimi për portierin”, ka deklaruar gjermani.
“Ndeshjet kundër Real Madridit kanë qenë më të mirat e sezonit. Momenti më emocional gjatë këtij sezoni ishte humbja e Dr. Minarro. Ne nuk e kemi harruar atë. Ai do të ketë gjithmonë një vend në zemrat tona”. “Tani mund të kënaqem, gjatë ndeshjeve jam gjithmonë nën stres… Tani do të jem i qetë”, ka përfunduar Flick. Ajo që Flick arriti me Barcelonën këtë sezon është vërtet e jashtëzakonshme. Në fillim të sezonit, askush nuk i dha Barcelonës një shans pasi Xavi u shkarkua dhe u soll vetëm një lojtar me shumë para.