Flick: Lazio ka skuadër të fortë

22 shkurt 2021 | 16:24

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick duke folur për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, ka thënë se Lazio është një skuadër e fortë.

“Ndeshjet në këtë turne janë speciale dhe pres që ekipi të jetë shumë i motivuar. E pres një gjë të tillë prej fillimit të ndeshjes, jam i bindur që do tregojmë se e kemi kuptuar se çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit. I kemi në mendje dy ndeshjet që luajtën ndaj Dortmundit, Lazio luajti shumë mirë në të dy takimet. Miro (Klose) mund të na ndihmojë, pasi i njeh mirë ata dhe trajnerin Inzaghi. Por, jo vetëm ndaj Lazios. Ai ka gjithmonë ide të mira”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje…