Flick, trajneri i Bayernit deri në fund të kampionatit

22 dhjetor 2019 | 13:05

Hansi Flick do të jetë trajner i Bayern Munchen deri në fund të sezonit 2019/2020.

Flick është shprehur i lumtur se ka marrë besimin  drejtuesve të klubit dhe është zotuar se do të punohet fuqishëm në fazën përgatitore për të sjell fitore dhe trofe në Munchen.

“Jam i lumtur për besimin e klubit, po e shijoj punën me lojtarët dhe stafin. Jemi vendosur në një pozicion të mirë për fazën e dytë dhe tani do mbushim bateritë e do përgatitemi intensivisht në fazën përgatitore për të sjellë sa më shumë fitore dhe trofe në Munchen”, ka thënë Flick.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Ku janë dallimet midis LV-së…