Florentino Perez premton ‘bombën’ e madhe, Vitinha ose Joao Neves drejt Real Madridit?
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka ndezur entuziazmin e tifozëve madrilenë vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 7 qershorit.
Gjatë fushatës së tij, Perez ka premtuar se nëse rizgjidhet në krye të klubit, do të bëjë ofertën më të madhe në historinë e Real Madridit për një futbollist të ri që aktivizohet në një klub të madh të Ligës së Kampionëve.
Sipas tij, bëhet fjalë për një transferim që mund të kalojë shifrën e 150 milionë eurove.
Mediat spanjolle raportojnë se objektivi kryesor mund të jetë një nga dy mesfushorët e Paris Saint-Germain, Vitinha ose João Neves.
Ky i fundit është përmendur si një nga emrat që Pérez dëshiron ta sjellë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Vitinha konsiderohet prej kohësh si “ëndrra” e drejtuesve madrilenë për mesfushën.
Perez nuk ka zbuluar identitetin e lojtarit, por ka konfirmuar se ai nuk luan në Premier League dhe se oferta do t’i drejtohet një klubi të rëndësishëm pjesëmarrës në Champions League.
Mbetet të shihet nëse “galaktiku” i ri i Real Madridit do të jetë Vitinha, Joao Neves apo një surprizë tjetër e madhe nga Evropa



