FMN-ja ia jep 52 milionë euro Kosovës

10 prill 2020 | 21:18

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar,  ka miratuar kërkesën për dhënien e 52 milionë eurove për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Bislimi ka thënë se e vlerëson lartë këtë financim nga FMN, në këtë kohë të rëndë nëpër të cilën po kalon Kosova. “NJE LAJM I MIRE NGA WASHINGTONI. Sot, me date 10 Prill, 2020 Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) aprovoi financimin për Kosovën në vlerë prej 52 milion EUR. Aprovimi i këtij financimi është bërë i mundur pas një serie të diskutimeve midis ekipit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe atij të FMN-së, mbi vlerësimin e ndikimit ekonomik dhe fiskal të masave që ndërlidhen me virusin COVID 19. Ky financim vjen në një periudhë mjaft kritike për vendin, dhe me këtë rast Ministria e Financave dhe Transfereve vlerëson lart mobilizimin e shpejtë të ekipit teknik të FMN-së dhe aprovimin e menjëhershëm të këtij financimi nga Bordi Ekzekutiv. Në ditët dhe javët në vijim, presim edhe aprovime të financimeve nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si pjesë e mobilizimit tonë për gjetjen e burime shtesë të financimit, pas boshllëkut të buxhetor , të krijuar nga ngjarjet e fundit”, ka shkruar Bislimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agim Dobruna Mbaj mend se isha diku rreth 6…