FMN-ja ndau 1.3 miliard dollarë për Ukrainën

08 tetor 2022 | 15:57

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar disbursimin e 1.3 miliard dollarëve për Ukrainën në kuadrin e Mjetit të Financimit të Shpejtë (RFI) për të ndihmuar në plotësimin e nevojave urgjente të bilancit të pagesave shkaku i deficitit të shkaktuar nga vështirësitë e eksportit të grurit, njoftoi organizata ndërkombëtare.

Shtrirja dhe intensiteti i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më shumë se shtatë muaj më parë, ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe probleme ekonomike, shkruan në deklaratën e FMN-së.

Ata treguan se, mes zhvendosjes masive të popullsisë dhe shkatërrimit të banesave dhe infrastrukturës kryesore, GJDP-ja reale e Ukrainës parashikohet të bjerë me 35 për qind në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 dhe se nevojat për financim mbeten shumë të larta.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva tregoi në një deklaratë me shkrim se deficiti fiskal i Ukrainës është rritur në nivele të paprecedentë, raporton reuters, transmeton telegrafi.

“Autoritetet ukrainase meritojnë kredi për ruajtjen e një shkalle të konsiderueshme të stabilitetit makro-financiar në këto rrethana jashtëzakonisht sfiduese. Ndërsa ekonomia i përshtatet luftës së zgjatur, politikat kryesore makroekonomike synonin ruajtjen e shpenzimeve prioritare, lehtësimin e presionit mbi monedhën kombëtare hryvnia dhe rezervat valutore, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar”, tha Georgieva.

Ajo vuri në dukje se në këtë kontekst dhe në dritën e nevojave të vazhdueshme urgjente të bilancit të pagesave, përfshirë deficitin e madh në eksportet e grurit, FMN miratoi financime të reja urgjente për Ukrainën në shumën totale prej 1,005.9 miliard të drejta të veçanta tërheqjeje, ose rreth 1.3 miliard dollarë amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alexander Avles Aalmo, zëvendës këshilltar politik në KFOR e ka…