FMN-ja vlerëson bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

31 maj 2018 | 16:39

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të enjten në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble.

Gjatë takimit ministri Hamza e ka njoftuar Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, për trendin e mirë të hyrave, nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Po ashtu, ministri Hamza, e ka njoftuar Misionin FMN-së për ligjet e reformës tatimore dhe planet për të vazhduar me reforma në politika fiskale në të mirë të bërit biznes në Kosovë.

Më tutje, ministri Hamza është shprehur se Ministria e Financave vazhdon të ketë raporte të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe ka falënderuar këtë organizatë për ndihmën që është duke dhënë për ministrinë që drejton dhe agjencitë e saj.

Ndërsa, udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën Stephanie Eble, ka falënderuar ministrin Hamza për paraqitjen e progresit dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të misionit të FMN me Ministrin e Financave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë llogaritur koeficientet…