
Foda pritet të largohet nga Kosova
18 qershor 2025
| 12:44
Në Arabinë Saudite po rritet bindja se Franco Foda do të jetë trajneri i ri i Al Wahdas. Klubi nga Emiratet e Bashkuara ka shtuar kontaktet me përzgjedhësin e Kosovës dhe, sipas raportimeve nga media arabe, marrëveshja është pranë finalizimit.
Gazetari i njohur Ahmed Ragab ka shkruar se klubi Al Wehda është shumë pranë emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ri të skuadrës.
Foda, i cili aktualisht është nën kontratë me Përfaqësuesen e Kosovës deri në vitin e ardhshëm, duket se po shqyrton seriozisht mundësinë për një hap të ri në karrierën e tij. Zhvillimet e fundit e kanë shtuar mundësinë e largimit të tij nga Kosova, ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga palët.