Fondacioni gjerman “Luftbrucke” dhuroi një autoambulancë për Malishevën

11 nëntor 2019 | 12:43

Fondacioni gjerman “Luftbrucke” në ceremoninë e festimit të 30-vjetorit të themelimit, që është mbajtur më 7 nëntor të këtij viti, i ka dhuruar Komunës së Malishevës një autoambulancë për nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Pronar të këtij fondacioni janë Rudolf Broer dhe Rudolf Rodenbroker, të cilët në ceremoninë e mbajtur në Gjermani, ia kanë dorëzuar donacionin kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, e kanë falënderuar fondacionin dhe përfaqësuesit e saj për këtë donacion të radhës, i cili ka rëndësi të madhe për ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore për këtë komunë. “Ky nuk është donacioni i parë, pasi fondacioni ‘Luftbrucke’ në vazhdimësi e ka përkrahur Malishevën, me donacioni konkrete, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe për këtë, Komuna e Malishevës, ju është mirënjohëse përjetësisht”, ka thënë Begaj.

Në këtë shënim, krahas përfaqësuesve të shumtë të fondacionit, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Komuna e Malishevës, në përbërje të Ragip Begaj, kryetar i Komunës, pastaj drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi dhe këshilltari ligjor, Muharrem Morina.

Në këtë ceremoni, delegacioni nga Malisheva është takuar edhe me përfaqësues të jetës shoqërore dhe politike të Gjermanisë, përfshi edhe Hartmut Schauerte, sekretar i ish-kancelarit Helmut Kohl, dhe përfaqësues të biznesit gjermanë, me të cilët është biseduar për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e përkrahjes për Komunën e Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe…