Fondacioni “Hasan Prishtina” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

07 mars 2024 | 09:05

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, në përputhje me fushat e përbashkëta të interesit, si edhe nisur nga dëshira për të vendosur lidhje institucionale bashkëpunimi në interes të të dyja palëve, me qëllim promovimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, rritjen e kapaciteteve të personelit akademik dhe studentëve, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në realizimin e veprimtarive të përbashkëta, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Ky bashkëpunim do të jetë në shërbim në të gjitha fushat e veprimtarive me interes të përbashkët. Bashkëpunimi do të realizohet me anë të projekteve dhe veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe botimeve akademike apo periodike, shkëmbimit të personelit dhe studentëve.

No description available.

Kjo marrëveshje lidhet për të lehtësuar marrëdhëniet ndërinstitucionale për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimtarive të palëve që lidhen me fusha me interes të përbashkët.

Mehmet Prishtina, në cilësinë e drejtorit të Fondacionit “Hasan Prishtina”, u shpreh i lumtur që një marrëveshje e tillë u arrit pikërisht me Universitetin e Elbasanit, ai theksoi se këtë vit e nisim më qytetin e Elbasanit, qytet ky, me të cilin heroi kombëtare Hasan Prishtina kishte lidhje të veçantë. Jo vetëm sa për simbolikë, por për të vazhduar pikërisht në kontributin e arsimit shqip, Fondacioni “Hasan Prishtina”, nënshkruan këtë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, është kjo një përpjekje për realizimin e projekteve dhe veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe botimeve akademike apo periodike, shkëmbimit të personelit dhe studentëve etj.

No description available.

Hasan Prishtina e konsideronte Shkollën Normale të Elbasanit si çerdhe për zhvillimin e arsimit e të kulturës kombëtare dhe si qendër e rëndësishme politike, në të cilën edukoheshin, arsimoheshin e kaliteshin në frymën atdhetare patriotë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Për këtë arsye ai e quajti Elbasanin si “Qendra e parë e vëllazërimit të rinisë shqiptare”.

Fondacioni “Hasan Prishtina” menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes se bashkëpunimit në mes të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Fondacionit “Hasan Prishtina”, organizon tryezën shkencore me titull “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”.

No description available.

Ky organizim vjen si shkak i bashkëpunimit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, departamenti i histori-gjeografisë dhe departamenti gjuhësisë me Fondacionin “Hasan Prishtina” dhe Institutin e Studimeve Sociale Humane pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Është bashkëpunimi i parë shkencor që do të mbahet si tryezë shkencore, me datë 7 mars 2024, në ambientet e Bibliotekës Universitare, salla “Martin Camaj”, ora 12:30.

No description available.

Njëherësh, po atë ditë në ambientet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fondacioni “Hasan Prishtina” sjellë ekspozitën me dokumente nga AQSH, kushtuar veprimtarisë atdhetare të Kryeministrit të VIII-të të Shqiperisë, Heroit Kombëtar Hasan Prishtina.

Për nderë të 7 Marsit, ditës së mësuesit Fondacioni “Hasan Prishtina” dhuron shtatoren e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, muzeut të Normales së Elbasanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë për…