“Forbes”: Kujdes, telefonat e kësaj kompanie vjedhin të dhënat e përdoruesve

04 maj 2020 | 08:58

Kërkuesit thonë se telefonat e krijuar nga kompania kineze “Xiaomi” kanë një tipar që ka mundësuar futjen në llogaritë personale të përdoruesve dhe vjedhjen e të dhënave të tyre. Sipas një raporti nga “Forbes”, kërkuesit që po studionin një motor kërkimi të telefonave zbuluan që ai po mblidhte të dhëna mbi sjelljen e çdo përdoruesi, duke përfshirë kërkimet në Google, faqe të vizituara dhe çdo gjë tjetër të ruajtur në telefon.

“Forbes” madje raportoi se ndjekja e aktivitetit të përdoruesit vazhdonte edhe nëse ky i fundit aktivizonte gjendjen ‘incognito’. “Xiaomi” nuk ka pranuar akuzat, por pretendon se të dhënat e përdoruesve janë të mbrojtura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit mund të jetë ngadalësuar në shumë pjesë…