“Forbes” publikon listën e këngëtarëve më të paguar në botë

12 dhjetor 2019 | 15:31

Beteja mes Taylor Swift dhe Kanye West për artistin më të mirë ka përfunduar. Swift është shpallur këngëtarja më e paguar në vitin 2019 nga revista “Forbes”.

Këngëtarja fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re rekord, si dhe nga turneu i saj më i fundit. West nuk ishte shumë larg, me 150 milionë dollarë, falë një rritje të shitjeve të atleteve Yeezy.

Kantautori dhe këngëtari britanik Ed Sheeran është në vendin e tretë me 110 milionë dollarë dhe grupi i muzikës rok në Kaliforni “The Eagles” në vend të katërt me 100 milionë dollarë.

Vendin e pestë e zuri Elton John, i cili mblodhi 84 milionë dollarë në vitin 2019 në mes të turneut të tij të lamtumirës.

Jay-Z dhe Beyoncé janë në vend të gjashtë me 81 milionë dollarë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur të enjten në…