Forcat afgane luftojnë talibanët në perëndim të Afganistanit

15 maj 2018 | 16:19

Aeroplanët luftarakë afganë dhe ata të NATO-s kanë bombarduar pozicionet e talibanëve, pasi kryengritësit kanë sulmuar qytetin Farah në perëndim të Afganistanit, afër kufirit me Iranin, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

Ky ka qenë sulmi i parë masiv prej kur talibanët kanë njoftuar për nisjen e ofensivës së tyre pranverore.

“Luftime te ashpra vazhdojnë brenda qytetit, aeroplanët kanë filluar të bombardojnë pozicionet talibane”, kanë thënë zyrtarë afganë, raporton “Rel”.

Forcat e policisë speciale nga Kandahari dhe Herati po ashtu janë pozicionuar në zonë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se forcat afgane dhe ato të huaja janë duke marrë pjesë në luftime.

Të paktën 10 kryengritës dhe dy anëtarë të forcave të sigurisë janë varë deri më tani, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Radmnish.

Provinca Farah gjendjet në kufi me provincën Helmand, territor në të cilin talibanët kontrollojnë disa zona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Këshillin e Bashkimit Evropian (BE) është konfirmuar të martën…