Formacionet: Atletico – Bayern

01 dhjetor 14:09

Sonte (e martë) do zhvillohet ndeshja interesante mes Atletico Madridit dhe Bayern Munichut, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Bavarezët” e kanë siguruar kualifikimin, por skuadra vendase ende jo dhe iu nevojitet fitoret në dy ndeshjet e radhës që të kualifikohen tutje, transmeton lajmi.net. Të vendasit do mungojë Luis Suarez, që vazhdon të jetë i prekur nga COVID-19.

Ndërsa, të mysafirët do mungojnë shumë lojtarë, si Lucas Hernanez, Alphonso Davies, Joshua Kimmich që janë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Gimenez, Hermoso; Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Correa, Felix.

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Sule, Richards, Alaba; Martinez, Goretzka; Costa, Muller, Sane; Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Dojna Mema, u përzgjodh këtë vit për…