Formacionet: Lazio – Bayern

14 shkurt 2024 | 13:28

Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stadio Olimpico” do të jetë nikoqir i përballjes së parë mes Lazios dhe Bayern Munichut, e vlefshme kjo për fazën e 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Lazio hyn në këtë ndeshje pas fitores 3:1 në Serie A kundër Cagliarit, kurse Bayerni u mposht 3:0 në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Bundesliga.

Të dy këto skuadra janë përballur dy herë mes vete, me të dy ndeshjet që kanë përfunduar në favor të kampionit gjerman. Në përballjen e fundit, Bayerni e mposhti Lazion me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Lazion mungon Davide Renzetti, ndërsa te Bayerni nuk do të paraqiten Aseko-Nkili, Buchmann, Coman, Davies, Gnabry, Laimer, Marusic, Peretz dhe Sarr.

Formacionet e mundshme:

Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic, Romagnoli, Gila, Hysaj; Guendouzi, Rovella, Alberto; Isaksen, Immobile, Anderson.

Bayern Munchen (4-2-3-1): Neuer; Mazraoui, Upamecano, Kim, Guerreiro; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është…