Formacionet: PSG – Bayern

13 prill 2021 | 14:53

Bayern Munchen do të tentojë rikthimin në ndeshjen e dytë ndaj Paris Saint-Germain në çerekfinalen e UEFA Champions League.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi 2-3 për PSG-në, përkundër paraqitjes së mirë dhe rasteve të shumta të Bayernit.

Ndërsa sonte në “Parc des Princes”, kampioni në fuqi i Evropës kërkon vetëm kualifikimin tutje, shkruan Gazeta Express. Por, mungesat do të jenë të shumta nga të dyja anët.

Për PSG-në nuk do të paraqiten Bernat, Icardi, Kurzawa dhe Marquinhos, kurse në dyshim janë Florenzi dhe Verratti që dolën negativ për koronavirus. Në rast se Gueye, Kurzawa, Neymar dhe Verratti ndëshkohen me të verdhë sonte do ta humbnin ndeshjen tjetër nëse PSG kualifikohet tutje.

Në anën tjetër, Lewandowski, Costa, Gnabry, Süle dhe Tolisso do të jenë mungesat e gjermanëve. Boateng, Hernandez dhe Kimmich do të mungojnë në ndeshjen tjetër nëse ndëshkohen me karton të verdhë sonte.

UEFA në webfaqen e saj ka publikuar edhe formacionet e mundshme.

PSG: Navas; Dagba, Danilo, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di María, Neymar, Draxler; Mbappé.

Bayern: Neuer; Pavard, Boateng, Hernández, Davies; Kimmich, Alaba; Sané, Müller, Coman; Choupo-Moting.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin e datës 24 dhjetor…