Formacionet zyrtare: Real – Atletico

12 janar 2020 | 18:26

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen sonte në Jeddah kundër njëri tjetrit për ta fituar SuperKupën e Spanjës

Derbi i kryeqytetit spanjoll Madrid do të luhet sonte, por as në Wanda Metropolitano e as në Santiago Bernabeu por në Jeddah të Arabisë Saudite.

Zinedine Zidane ka zgjedhur sonte ekipin që edhe e kualifikojë Realin në finale, me Luka Jovic që ka startuar përsëri në vijën e sulmit të madrilenëve. Po ashtu nga minuta e parë sot startojnë edhe golashënuesit në ndeshjen kundër Valencias, Luka Modric dhe Tony Kroos. Ndërkohë, Diego Simeone edhe në këtë ndeshje sulmin ia ka besuar dyshës Joao Felix dhe Alvaro Moratta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur me fitore…