
Formacioni i ëndrrave nga Toure
12 prill 2022
| 13:05
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester City, Yaya Toure ka zgjedhur formacionin e tij të ëndrrave.
Një nga mesfushorët më të mirë të dekadës së fundit ka vënë në pah preferencat e tij për një futboll ofensivë, dhe kjo shihet nga përzgjedhja e lojtarëve.
Me një formacion 3-1-4-2, Yaya Toure ka zgjedhur gjashtë sulmues për formacionin e tij, me të vetmin mesfushor, Andres Iniesta.
Si befasi u pa zgjedhja e Rafa Marquez para Gerard Pique. Yaya beson se meksikani ishte larg më i mirë sesa Pique.