Tahiri kërkon që sa më shpejtë të zgjidhet udhëheqja e re e RTK-së

12 prill 13:02

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, ka kundërshtuar raportin e RTK-së dhe ka kërkuar nga bordi që urgjentisht këtë format ta ndryshojnë dhe ta kthejnë në një format, ku Kuvendi i Kosovës e lexon drejt gjendjen në RTK, si dhe kërkesat që ky komision duhet t’i bëjë në Kuvend për buxhetimin e aktiviteteve të televizionit publik.

“Po ashtu, kërkova nga bordi që sa më shpejtë ta zgjedhë udhëheqjen e re të RTK-së, duke pas për bazë përvojën profesionale. Njëkohësisht, për shërbime të veçanta kërkova që të bëhet një analizë për shkak se ky instrument është i rëndësishëm që të funksionalizojë disa pjesë të transmetuesit publik”, ka bërë me dije Tahiri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas kanë ikur nga…