Formimi i qeverisë, Kurti: Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e ‘regjimit të vjetër’

03 mars 2021 | 12:15

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke qëndruar në Tiranë, ku nga atje ka deklaruar se për formimin e qeverisë do të kenë më shumë se 61 deputetë.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër”.

Ai para gazetarëve, ka thënë se qeveria në ardhje do ta ketë përkrahjen edhe të dy deputetëve të pakicave, Emilja Rexhepit dhe Elbert Krasniqit.

“Koalicioni parazgjedhor i bën zgjedhjet referendum”.

“Koalicionin e kemi bërë me listën e Vjosa Osmanit, unë si ish-kryeministër dhe kryeministër në ardhje, ajo ai presidente dhe si presidente në ardhje, kemi fituar në këto zgjedhje”.

“Populli e ka dashur këtë gjë. Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve”.

“Sigurisht se do ta kemi deputeten nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi dhe deputetin egjiptas, Elbert Krasniqi, do t’i kemi edhe disa të tjerë”.

“Na nevojiten 61 deputetë, do t’i kemi më shumë se 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër. Jemi diku tek 60 deputetë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka vlerësuar…