Cilësia e ajrit në Kosovë, ndër kontribuuesit kryesorë të problemeve shëndetësore

03 mars 2021 | 12:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka vlerësuar se cilësia jo e mirë e ajrit në vendin tonë është ndër kontribuuesit kryesorë sa i përket problemeve shëndetësore tek njerëzit.

Me këtë rast, IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që ta japin kontributin e tyre që ajri në Kosovë të jetë më pak i ndotur.

“Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dimë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, ‘Air Quality in Kosovo’, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit:  https://airqualitykosova.rks-gov.net/. Jepni edhe ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotur!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-s…