Të enjten dhe të premten mbahet turneu ‘Adem Jashari’ në futsall

03 mars 2021 | 12:02

Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-s dhe Komisionit të futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i 12-të i turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Për shkak të situatës me pandeminë sivjet ky turne do të organizohet vetëm me ekipet vendore, e ku pjesëmarrëse do të jenë FC Prishtina, FC Prishtina 01, FC Drenica dhe FC Peja.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 mars, në orën 16:00 dhe në orën 18:00, derisa ndeshja finale do të zhvillohet më 5 mars, në orën 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë pjesë…