Forumi i Davosit, Kurti tregon për secilin takim që ka zhvilluar

19 janar 2024 | 17:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar për takimet që ka pasur në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Ai ka bërë me dije se për gjatë tri ditëve të qëndrimit ka takuar shumë diplomatë dhe liderë të shteteve perëndimore.

“Sapo mbërritëm në Davos, takuam ndihmëssekretarin e Shtetit amerikan, James C. O’Brien, i cili përgjatë bisedës vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve, agresionit e provokimeve. Ndërsa në ditën pasardhëse ishte mundësi e mirë të takoj homologët nga Kroacia dhe Bullgaria Andrej Plenkovic dhe Nikolay Denkov, ekKëshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Më tutje, ai ka përmendur edhe zyrtarët tjerë që ka takuar.

“Mesazhet që i ndamë me miqtë tanë ishin ato të historisë sonë të suksesit, si një shtet që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, ku progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, e në qëndrueshmëri e cila është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional. Mesazh ky që u vlerësua e fuqizua edhe nga pjesëmarrësit e nivelit të lartë në panelin mbi ekonominë, si sekretari David Cameron dhe ministri Barth Eide. Theksuam edhe se siguria e rajonit është faktor kyç për sigurinë e Evropës”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka treguar se gjatë këtij forumi është takuar edhe më shumë përfaqësues të kompanive botërore.

“Gjatë qëndrimit tre ditor në Davos, nuk munguan dhe takime me kompani me rëndësi globale në fushën e teknologjisë si ‘Philips’, ‘Meta’ dhe ‘Ericsson’, të cilat i njoftuam mbi mundësitë që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, si dhe intervistat për ‘Politico’, radion publike zvicerane ‘SRF’, dhe për ‘European Broadcasting Union’”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit,…