Forumi i Gruas së Nismës në Gjakovë organizoi tryezë për ‘Sfidat dhe të arriturat e femrës në shoqëri’

28 mars 2019 | 19:05

Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ka organizuar të enjten tryezë me temën: “Sfidat dhe të arriturat e femrës në shoqëri”, ku e pranishme ishte edhe Valdete Bajrami, kryetare e Nismës Socialdemokrate të Gruas.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” asamblistja e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Valentina Alijaj, ka thënë se ishte e nderuar që pjesë e kësaj tryeze ishte edhe znj. Valdete Bajrami.

Alijaj ka treguar se në këtë tryezë, u diskutua për rolin e femrës në shoqëri si dhe për përfaqësimin më të madh në pozita vendimmarrëse në institucionet lokale dhe qendrore.

“Nga nivel lokal deri në nivel kombëtar, femrat janë të nën përfaqësuara në shumicën e posteve udhëheqëse, qofshin ato poste të zgjedhura, të shërbimit civil, apo dhe të sektorit priva”, ka shkruar ajo.

“Duhet të bëhet më shumë në krijimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e femrës për të qenë udhëheqëse në jetën politike e vendimmarrëse”, ka thënë asamblistja Valentina Alijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (BE) ka votuar sërish në favor të liberalizimit…