
Foto e ditës nga presidenti Thaçi
14 janar
20:09
Presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me ish-komandatin e UÇK-së Rrustem Mustafa-Remi, të cilën e cilëson si “Foto e ditës – Photo of the Day!”.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, u intervistua të hënën në Prokurorinë Speciale në Hagë, në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Photo of the Day!
Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 14. Januar 2019