Pacolli përkrah nismën e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

14 janar 2019 | 19:50

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se askush nuk është kundër nismave qytetare, të bazuara në kushtetutë dhe ligj.

“Për më tepër kur këto janë një mekanizëm për ushtrimin e sovranitetit i cili buron nga qytetarët dhe u takon vetëm atyre. Republika e Kosovës e ka rregulluar mjaft mirë procedurën dhe kriteret përmes të të cilave realizohet një nismë legjislative nga qytetarët, qoftë për ndryshimin e ndonjë ligji apo hartimin e ndonjë ligji të ri. Dihet se inicimi i nismës legjislative është vetëm një fazë e kësaj procedure, dhe se pas kësaj i mbetet Kuvendit të Republikës së Kosovës që të vendos për procedimin e mëtutjeshëm të nismës legjislative, që vjen nga qytetarët”, ka shkruar Pacolli.

“Andaj, nisma e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, e iniciuar nga kryetari i Komunës z. Agim Bahtiri dhe Kuvendi Komunal i Komunës së Mitrovicës së Jugut, është një e drejtë kushtetuese, që buron nga vullneti i tyre për të ushtruar sovranitetin që i takon vetëm qytetarëve”, ka shkruar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se…