(Foto / Videoreportazh, nata e 65-t në Prishtinë) Qarkullim i papenguar

08 shtator 2020 | 23:20

Qarkullimi ka vazhduar të jetë normal dhe i papenguar në orarin kufizues të vendosur nga Qeveria në luftën kundër virusit Korona. Në rrugët kryesore të kryeqytetit qarkullimi i veturave ka qenë si zakonisht i madh, ndërsa në ndonjë pikë ka ndalje të rastësishme të veturave nga policia, raporton “Epoka e re”.

Lajm i mirë ishte se të martën nuk është raportuar asnjë rast i vdekjeve nga Covid, kurse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në njoftimin 24 orësh bëri me dije se numri i rasteve pozitive është 97.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka vazhduar me fitore në Ligën e Kombeve. Ata…