
(Foto / Videoreportazh, nata XXXIV në Prishtinë) Gastronomitë nuk e respektojnë orarin kufizues, ndërhyjnë policia dhe inspektorët
Gastronomitë në disa pjesë të kryeqytetit nuk i kanë respektuar kufizimet në natën e tridhjetë e katërt të masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19 nga Qeveria e Kosovës, kurse policia dhe inspektorët kanë ndërhyrë.
Ndërsa veturat vazhdojnë sikurse në netët paraprake të qarkullojnë pa u penguar, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në njoftimin 24 orësh të shtunën ka njoftuar se janë testuar gjithsej 443mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 10.059 raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste,komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.
(Epoka e re)